26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ratifikimi i Protokollit për në NATO Parisi do ta përfundojë deri në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit

Ratifikimi i Protokollit për aderim në NATO në Francë është në vijim dhe procedura duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit, deklaroi ambasadori francez Kristian Timonie në konferencën e sotme për shtyp në të cilin u përgjigj në pyetjen e gazetarëve pas “jo”-së franceze për vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e BE-së.

“Procesin e ratifikimit e ndjek rrjedhën e vet, nuk ka kurrfarë problemi lidhur me atë sepse të dyja dhomat e Parlamentit janë të shpejta, por etapa e fundit duhet të ndodhë më 21 nëntor. Instrumenti përfundimtar për ratifikim, gjegjësisht për përfundimin e fundit të procesit po ndodh në Uashington, në pajtim me Marrëveshjen e Uashingtonit, gjatë muajit janar. Kjo do të thotë se procedurat tona do të përfundojnë deri në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit”, tha ambasadori Timonie i pyetur nëse është e mundur edhe një goditje nga Franca edhe lidhur me NATO-n dhe mosnënshkrimin eventual të protokollit për pranimin në Aleancë duke hedhur çdo mundësi për këtë.

Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Mbetet marrëveshja të ratifikohet edhe nga Kuvendi Kombëtar në lexim të dytë, pas çfarë ai definitivisht do të ratifikohet nga Franca.

Deri më tani 25 vende-anëtare plotësisht e kanë përfunduar procesin e ratifikimit. Protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO përveç Francës nuk e kanë ratifikuar edhe Holanda, Spanja dhe Islanda.

Të fundit