26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

REKLAMIMI GJATË FUSHATËS PËRPLAS PARTITË POLITIKE (VIDEO)

Koalicionet parazgjedhore mes partive politike kanë sjellë përplasje gjatë interpretimit të Kodit zgjedhor, rreth ndarjes së kulaçit pozitë-opozitë për reklamim politik në media. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi se, përveç VMRO-DPMNE-së, edhe Lëvizjen Besa e llogarit si opozitë, të cilës i takon një anëtar në këshillat zgjedhor.Në pajtim me ligjin, u kemi dërguar kërkesë partive të cilat në zgjedhjet e kaluara kanë marrë vota për të qenë në pushtet dhe opozitë. Partive të pushtetit, LSDM-së dhe BDI-së dhe partive të opozitës, VMRO-DPMNE-së dhe Besës, në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet e kaluara – tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.Por ky institucion nuk ndërhyn në ndarjen e minutazhit për reklamim politik në media.Kjo nuk është kompetenca jonë. Reklamimi politik është rregulluar me Kodin zgjedhor. Unë shpresoj se do të ulen të merren vesh se kush, si do ta ndajë hapësirën – deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.Për një orë transmetim, mediat kanë të drejtën e transmetimit të programit të paguar politik prej 9 minutash. Për 4 minuta mund të reklamohen dy partitë në pushtet, 4 minuta dy partitë në opozitë dhe 1 minut partitë e tjera. Interpretime të ndryshme mbi këtë nen erdhën pas lidhjes së koalicionit LSDM-Besa. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka përpiluar një draft udhëzues për organizimin e kësaj hapësire kohore, në të cilën Besës i hiqet kjo e drejtë dhe hapësira prej 4 minutave rezervohet për VMRO-DPMNE-në.Partia e Bilall Kasamit paralajmëron padi për drejtorin e Agjencisë dhe kryetarin e këshillit të saj. Fushata zgjedhore zyrtarisht fillon më 23 mars. Deri më 12 mars, partitë politike duhet të kenë propozuar listat e kandidatëve për deputetë. TV KOHA

 

 

Të fundit