26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Remenski: Disa konstanta historike nuk mund të jenë mjet i marrëveshjeve politike

Disa konstante historike nuk mund të jenë mjet i marrëveshjeve politike, vlerëson deputetja Frosina Remenski e pyetur n[ lidhje me atë se si i sheh mospajtimet të cilat ekzistojnë në mes vendit tonë dhe Bullgarisë për Goce Dellçevin.

“Fakti që Goce Delçev është konstanta jonë historike e endur në shtetësinë tonë dhe luftën tonë revolucionare dhe në atë kontekst nuk mund të ketë interpretime politike, por duhet të merren parasysh faktet historike dhe gjithsesi të respektohet fakti që Goce Delçevi ynë i madh prehet në paqe në kryeqytetin e Maqedonisë së lirë dhe sovrane siç ishte amaneti i tij. Në kohët e largëta të Jugosllavisë së pasluftës, së bashku me të madhin Josip Broz Tito, vdekjen e të cilit gjithashtu e shënojmë sot, vlen të përmendet se falë bashkëpunimit, eshtrat e Goce Delçevit pushojnë në Shkup. Edhe sot kemi atë mundësi historike si breza dhe gjenerata të reja që ndjekin idealet e tij për t’u përkulur para varrit të tij dhe për të respektuar veprat e tij për shtetësinë tonë”, tha Remenski, e cila e kryesoi delegacionin e Kuvendit që vendosi lule para monumentit të Goce Delçevit në Shkup me rastin e 117 vjetorit të vdekjes së tij.

Ajo theksoi se nuk do të komentojë qëndrime të intelektualëve të tjerë për përkatësinë kombëtare të Dellçevit.

Lule para monumentit të Dellçevit vendosën delegacione të shumta, në mesin e të cilëve edhe nga Kuvendi i kryesuar nga deputetja Frosina Remenski. fc/

Të fundit