26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rinovohet stacioni hekurudhor në Tetovë

a përfunduar rindërtimi disa mujor i stacionit hekurudhor në Tetovë. Hapësirat e rinovuara në përdorim u përuruan nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë të Veriut” – Shkup, Festim Halili.

“Është rinovuar stacioni hekurudhor në Tetovë i cili është ndërtuar në vitin 1952 dhe që atëherë është ndërhyrë vetëm një herë në pjesën e çatisë së stacionit.

Projekti i rinovimit përfshin një sërë ndërhyrjesh në ndërtim, duke filluar me problemin e kahershëm me kanalizimet atmosferike, i gjithë parkimi është asfaltuar, sigurohet aksesi për personat me aftësi të kufizuara, ndryshohet e gjithë çatia dhe ekziston fasadë e re që ka më shumë efiçiencë të energjisë. Lidhur me hapësirat e stacionit, platforma është rinovuar dhe sigurohet qasje për njerëzit me nevoja të veçanta dhe pastrimi i hapësirave të stacionit.

Vendosje e shtytësit, si dhe ndryshimi i pragjeve të veshura prej druri. Projekti nuk ndalet këtu, vitin tjetër parku në stacionin ku do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët”, deklaroi drejtori Festim Alili. I pyetur nga gazetarët nëse do të kishte më shumë se dy linja që kalonin nga Tetova në Shkup dhe Kërçovë, Alili u përgjigj se një gjë e tillë po konsiderohej. “Ne i kemi kërkuar Ndërmarrjes publike për transport në hekurudhë që së bashku të gjejmë zgjidhje për të rritur numrin e trenave që shkojnë në këtë pjesë. Kjo gjithashtu ka implikim financiar për NP “Hekurudhat e Maqedonisë-Transport”, kështu që ne do të duhet të bashkëpunojmë me ta”, tha Alili.

Për punonjësit në transportin hekurudhor, neglizhenca e qytetarëve që nuk ndalen para trarëve të hekurudhës është ende një sfidë. Stacioni hekurudhor në Tetovë u ndërtua në vitin 1952 së bashku me instalimin e atëhershëm të një linje të re hekurudhore nga Shkupi përmes Tetovës dhe Gostivarit deri në Kërçovë.

Të fundit