26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, për një të tretat më pak të vdekur nga kovid-19, ndërsa 13 përqind më pak të infektuar

Më pak të infektuar dhe të vdekur nga kovid-19 në vend janë raportuar në periudhën nga 7-13 shkurt të këtij viti krahasuar me javën e kaluar, ndërsa vetëm te adoleshentët ka pasur rritje të numrit të rasteve pozitive, tregon raporti më i ri i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.

Janë regjistruar 8.638 raste të reja pozitive nga 35 qytete të vendit, me rënie prej 13,4% krahasuar me javën e kaluar (n=9977). Përqindja e pozitivitetit varion nga 27.2% në 37.4%, mesatarisht 32.2%. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 4,838; 56,0%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar 837,8,1 / 100,000.

Gjithsej janë testuar 26,360 materiale laboratorike, me ulje për rreth një të pestat (21.1%) në raport me javën e kaluar.

Janë raportuar 124 vdekje në 23 qytete gjatë javës së kaluar, për 32,6% më pak në raport me javën paraprake.

Më shumë me kovid-19 janë infektuar adoleshentët dhe fëmijët

Persona të sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Më shumë ka te personat mbi 60 vjeç (n = 2052, 23.8%) dhe 40-49 vjeç (n = 1.629, 18.9%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 g (n = 434; 5.0%). Krahasuar me javën e kaluar, vërehet rënie e numrit të të sëmurëve në grupmoshat mbi 20 vjeç, me rënien më të dukshme prej 31,5% në grupmoshat 20-29 vjeç.

Krahasuar me javën e kaluar, vërehet rritje te grupmoshat nga 0-9 vjeç dhe nga 10-19 vjeç, përkatësisht me 39,5% dhe 47,6%. Lidhur me shpërndarjen sipas gjinisë, janë raportuar 4.711 (54.5%) nga gjinia femërore dhe 3.927 (45.5%) nga gjinia mashkullore.

“Të shëruar” pothuajse 10.000 persona, përsëri u infektuan 1.236 qytetarë, kurse gjashtë për herë të tretë

Sipas algoritmit të ri për shërim, gjatë javës së fundit 9.900 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim shtëpiak.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1.236 riinfeksione (nga të cilat 6 janë riinfeksione të dyta), me rënie prej 7.8% krahasuar me javën e kaluar.

Raste vdekjesh, gjithsej 124 vdekjesh u raportuan në 23 qytete gjatë javës së kaluar, 32.6% më pak se javën e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi (49). Për sa i përket moshës, shumica (n = 121; 97,6%) e të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç.

Të fundit