Rritet numri i aksidenteve nëpër rrugët e Maqedonisë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Rritet numri i aksidenteve nëpër rrugët e Maqedonisë

Në Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga Bashkimi Evropian, nuk ka sistem që tregon se ku dhe pse ka më shumë aksidente rrugore, përcjell GazetaExpress.

Pa të ashtuquajturin sistem KADAS vështirë se mund të zvogëlohet numri i vdekjeve nga 75 vdekje në nivel vjetor, në një milion banorë, që është për 1.5 herë më shumë se mesatarja evropiane e cila është 49 të vdekur.

Kjo bazë e të dhënave, e cila do të lidhej me MPB-në, ku ne kemi tashmë të dhëna për rrugën dhe kur kjo të azhurnohet me të dhënat e MPB-së, për numrin e aksidenteve në trafik në një pikë të veçantë, do të marrim evidencë se bëhet fjalë për një pikë të zezë”-tha Zoran Velkov, shef i Departamentit të Sigurisë Rrugore në NPRRSH.

Nëse fillojmë negociatat për anëtarësimin në BE, nga ne do të kërkohet të ‘skanojmë’ rrugët. Ndërmarrja publike, Rrugët shtetërore tashmë ka një sistem për këtë qëllim, dhe rrugët e Maqedonisë kanë një vlerësim mesatar prej tre nga pesë yje. Që ndonjëra nga autostradat më të vjetra të marrë një yll shtesë, duhet të vendosen gardhe të reja mbrojtëse, sinjalizim më i mirë, asfalt i ri ose të paktën të mbyllen gropat.

Pavarësisht të gardhit plastik që do ta vendosim, apo të pastrojmë rrugët, nëse ju vozisni 200 në orë, ose nëse hapni dritaren dhe hidhni qese të tëra me pleh, ne nuk mund ta parandalojmë këtë, që rruga të jetë e sigurt ose të jetë e pastër rruga”-pohoi Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugët e Shtetit”.

Përvoja evropiane thotë se 5 deri në 20 për qind e aksidenteve ndodhin për shkak të cilësisë së vetë rrugës. Në nivelin e BE-së, nga viti 2015 deri në vitin 2019 mesatarja është 49 vdekje për milion banorë. Komisioni Evropian synon të mos ketë viktima të aksidenteve rrugore në rrugët evropiane deri në vitin 2050. Në Maqedoninë e Veriut, në të njëjtën periudhë, mesatarisht 150 njerëz humbasin jetën në vit, ose janë 75 viktima në një milion banorë në vit. Në Strategjinë Kombëtare të Transportit, në vend qëllimi është të zvogëlohet numri i vdekjeve në rrugët për 50% deri në vitin 2030./GazetaExpress/

Besmir Lika

Related posts

Stop “gjahut” dhe presioneve ndaj aktivistëve të Lëvizjes BESA

Televizioni Koha

Kërçovë, 21 persona në izolim dhe 39 ndëshkime për mosmbajtjen e maskave

Televizioni Koha

Ora policore sot vazhdon prej orës 16, gjatë fundjavës mund të ketë kufizime të reja

Televizioni Koha

Leave a Comment