26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritje të çmimit të naftës të bursave botërore, për të pestën javë me radhë

Çmimet e naftës të bursave botërore javën e kaluar sërish janë rritur, për të pestën herë me radhë, sepse pritet ulje e mëtutjeshme e prodhimtarisë, ndërsa konsumi për naftë duhet të rritet sepse shumë vende në mbarë botë zhvillojnë aktivitet ekonomik, duke e pasur parasysh ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Në bursën londineze, çmimi i barelit për dërgesë në gusht të vitit të kaluar është rritur për 7,7 për qind në 37,84 dollarë, ndërsa në tregun amerikan bareli është rritur për 6,7 për qind në 35. 49 dollarë.

Në pes javët e fundit, çmimet e naftës dukshëm janë rritur sepse shumë vende i kanë lehtësuar masat e vendosura restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ashtu që aktiviteti ekonomik është rritur dhe konsumi për naftë rritet.

Pas rënies së madhe në muaji mars dhe prill për shkak të paralizimit të aktivitetit ekonomik për shkak të krizës me koronën, çmimi i barelit të bursës amerikane në maj u rrit për 88 për qind, që është kërcim rekord mujor, ndërsa çmimi për barel i bursës londineze është rritur për 40 për qind, më së shumti nga marsi i vitit 1999.

Konsumi për derivate ende është i dobët edhe krahas prishjes së kufizimeve për udhëtime, të imponuara në shumë vende për luftë kundër pandemisë, thonë analistët.

Nga fillimi i majit, në fuqi është marrëveshja mes Organizatës së vendeve eksportuese të naftës – OPEK dhe prodhuesve të pavarur të kryesuar nga Rusia për ulje më të madhe të prodhimtarisë në histori, për 9,7 milionë barelë në ditë.

Takimi i rregullt i OPEK dhe aleatëve të saj është caktuar për në javën e dytë të qershorit. Arabia Saudite dhe disa anëtarë të OPEK-ut mendojnë ta vazhdojnë marrëveshjen për uljen e prodhimtarisë deri në gjysmën e dytë të vitit, por ende nuk kanë marrë mbështetje nga Rusia. fb/

Të fundit