26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rumenige: UEFA keq e mbaroi punën dhe prandaj është heqja e suspendimit ndaj Mançester Sitit

Presidenti i Baernit, Karl Hajnc Rumenige nuk pajtohet me heqjen e suspendimit të Mançester Sitit në skenën evropiane.

“Qytetarët” u suspenduan në dy vjet dhe u gjobitën me 30 milionë euro për shkeljen e fer-plej financiar (FPF).

Megjithatë, Gjykata e arbitrazhit në sport (KAS) pjesërisht e pranoi ankesën e klubit anglez dhe e hoqi suspendimin dhe gjithashtu e uli dënimin në 10 milionë.

“Mendoj se vendimi përfundimtar i sjell i KAS-it është rezultat i punës keq të përfunduar të UEFA-s. Këtë e kam dëgjuar nga shumë persona. Megjithatë i uroj kolegët e mi nga Mançester Siti. Mirë për mikun tim Guardiola. E di çka do të thotë pjesëmarrje në Ligën e kampionëve për të”, deklaroi Rumenige. fb/

Të fundit