27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sa dënoheni nëse nuk keni certifikatën aty ku kërkohet

Nëse jeni në një zonë ku kërkohet një certifikatë e Covid por nuk e keni atë, cilat janë pasojat? Po për restorantet dhe palestrat që nuk respektojnë?

Sunday, 12 September 2021 – 11:00albinfo.ch(KEYSTONE/Laurent Gillieron)
Nga e hëna, më 13 shtator, Zvicra do të forcojë kërkesat për certifikatën e Covid. Kushdo që viziton bare, restorante, palestra ose shumë vende të tjera kulturore, do të duhet të tregojë certifikatën.

Certifikata e Covid-19, është në dispozicion në letër dhe në formë dixhitale. Pasaporta “siguron dëshmi dokumentare që keni pasur një vaksinë COVID-19, keni pasur dhe shëruar nga sëmundja ose keni dalë negativ”, përcjell albinfo.ch.

Të gjithë mbi 16 vjeç do të duhet të tregojnë një certifikatë Covid. Njerëzit e moshës 15 vjeç e poshtë jo. Çdokush që viziton një vend ku kërkohet një certifikatë Covid, por nuk ka një të vlefshme, do të duhet të paguajë një gjobë – ashtu si edhe vetë ndërmarrja për moskryerjen e kontrolleve.

Vizitorët në vendet ku kërkohen certifikatat Covid përballen me një gjobë prej 100 frangash. Këto gjoba jepen nga policia në vend, me pak shkresa ose burokraci. Zvicra ka premtuar kontrolle më të mëdha policore në mënyrë që të zbatojë kërkesën për certifikatë. Vendet që injorojnë kërkesën për certifikatë përballen me gjoba deri në 10.000 franga, përcjell tutje albinfo.ch.

Në disa raste, vendet që refuzojnë vazhdimisht të respektojnë rregullat përballen me mbyllje të përhershme. Qeveria federale konfirmoi të Mërkurën se përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e gjobave dhe vendosjen e gjobave bie mbi kantonet.

Të fundit