26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sanja Llukarevska do ta zëvendësojë Naser Nuredinin në ministrinë për ambient jetësor ?

Marrëveshja për hyrjen e ASH-së në Qeveri është arritur, pritet vetëm vendimi i Alternativës nëse do të pajtohet të ngelet në Qeveri me vetëm një vend ministror, atë për vetqeverisje lokale. Por gjatë negociatave, është arritur një vendim interesant. Siç mëson MKD.mk, LSDM do i’a lëshojë Drejtorinë për të Ardhura Publike – ASH-së. Drejtoresha e këtij institucioni, nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska thuhet se do ta zëvendësojë Naser Nuredinin si ministreshë për ambient jetësor, transmeton Zhurnal.

Edhe pse nuk janë publikuar në tërësi të gjitha funksionet e dakorduara, veçanërisht ato të drejtorëve, deri tani dihet se Aleanca do të menaxhojë me MEPSO-n, një drjetori goxha atraktive. Për momentin këtë resor e udhëheqë Orhan Murtezani nga Alternativa.

ASH gjithashtu do t’i mer ministrinë e shëndetësisë dhe atë të drejtësisë por edhe për shoqëri informative nëse Alternativa braktisë qeverinë, e nëse jo, atëherë ASH do të mer një vend zv.kryeministri, atë për çështje ekonomike me të cilën udhëheqë Fatmir Bytyqi.

ASH do të udhëheqë edhe me dy zv.ministra, atë për mbrojtje dhe për bujqësi.

Ngelet të vendosë Alternativa nëse do të qëndrojë në anijen e Kovaçevskit apo do ta braktisë atë./Zhurnal.mk

Të fundit