26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sanksionohen 751 motoçiklistë, konfiskohen 28 motoçikleta

Gjithsej 751 shoferë të motoçikletave janë sanksionuar në kontrollin e përforcuar të veprimit që e zbatoi Ministria e Punëve të Brendshme në periudhën nga 27 qershori deri më 3 korrik të këtij viti në territorin e të gjithë vendit.

Prej tyre, siç informon MPB-ja, 488 nuk kanë shfrytëzuar kaskë mbrojtëse gjatë vozitjes, 133 kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa 28 motoçiklistë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të skadimit të lejes së qarkullimit dhe shkaktim të zhurmës së madhe. Janë shqiptuar edhe disa kundërvajtje tjera.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se edhe në ditët në vijim vazhdojnë kontrollet e përforcuara të veprimit dhe apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat, siç thonë, së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Të fundit