23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

 Sektori i punëve të brendshme Tetovë apelon motoçiklistët

Me ngrohjen e kohës, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ndjeshëm është rritur prezenca e motoçiklistëve, kryeshish në orët e vona të pasdites dhe gjatë mbrëmjeve.

Sektori i punëve të brendshme Tetovë apelon motoçiklistët që detyrimisht të posedojnë patentë adekuate  për vozitje, gjegjësisht kategorinë e posaçme M ose A, në kohë të regjistrojnë motoçikletat ose nëse kemi të bëjmë me kategorit e vogla të motoçikletave të vazhdojnë polisën e sigurimit dhe të shfrytëzojnë pajisjet mbrojtëse si veshjet për motoçiklistë dhe helmetat mbrojtëse.  Motoçiklistët gjithashtu paralajmërohen që të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të mos lëvizin paralelish njëri pranë tjetrit, po njëri pas tjetrit. Krahas kësaj, të mos barten në motoçikletë më shum persona prej asaj që është e lejuar dhe të mos lëvizin pa pajisjet adekuate mbrojtëse.

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, gjatë muajit që kaloi dhe këti muaji, i ka përforëcuar aktivitete kontrolluese në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe Gostivarit, ku theks i veçantë është përqëndruar tek motoçiklistët dhe deri më sot (22-qershor) janë konstatuar gjithsej 95 shkelje, ku më së shumti kemi të bëjmë me mos përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, duke përmendur se gjoba në para për këtë lloj të shkeljes është 50 euro në kundërvlerë të denarit.

Të fundit