27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Selami: Personave me aftësi të veçanta nuk duhet tju kushtohet një ditë, por çdo ditë të jetës sonë

Shoqata SOS Vita ka shënuar 3 dhjetorin,ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta.

Manifestimi u organizua me prezencë të shumë mysafirëve, duke nisur nga Kryetari i BFI-së reis efendi Shaqir Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij, myftiu Myftinisë së Tetovës, ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali, shumë dashamirë të shoqatës, si dhe anëtarë të SOS Vita me familjarët e tyre.

Ndërsa drejtori i Byrosë për Metrologji Abdul-Selam Selami para të pranishmëve ka deklaruar se është nder dhe kënaqësi të jetë pjesë e manifestimit për shënimin e kësaj dite dhe 4 vjetorin e themelimit të kësaj shoqate!

Selami në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Në fjalimin tim urova këtë ditë të gjithë personave me aftësi të veçanta, ndërsa Ertanin e përgëzova për punën e tij të guximshme dhe theksova se zëri i tij i bukur që këndon ilahi të bukura, ndonjëherë mund të tingëllojë edhe i vrazhdë për ata njerëz, qofshin qeveritarë apo kompani private e që nuk ndihmojnë personat me aftësi të veçanta.

Personave me aftësi të veçanta nuk duhet tju kushtohet një ditë, por çdo ditë të jetës sonë, ndërsa 3 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Veçanta le të jetë ditë ku do të bëjmë plane tjera për të afruar standardet evropiane në vendin tonë.

Të fundit