24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHA ESM ndau bursa për studentët e Universitetit të Tetovës

Në bazë të memorandumit të nënshkruar midis Universitetit të Tetovës dhe SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (SHA ESM Shkup), edhe këtë vit akademik, kjo shoqëri aksionare ndau pesë bursa për studentët e Universitetit të Tetovës. Përfitues të këtyre bursave me vlerë prej 8000 denarëve në muaj ( për dhjetë muajve në vit), ishin studentët e Programit studimor të Informatikës të UT-së. Seleksionimi i kandidatëve është bërë në bazë të suksesit mesatar, jo më pak se 8.0 pikëve të fituara gjatë regjistrimit në
fakultet dhe rezultateve nga intervista e realizuar nga komisioni i përbërë prej dy përfaqësuesve nga SHA ESM dhe një përfaqësues nga Universiteti i Tetovës.
Në këtë aktivitet të ndarjes së bursave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zeneli u shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin korrekt me SHA ESM dhe vlerësoi faktin, që nga bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ata që përfitojnë janë pikërisht studentët.
Ndërsa zv. drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Imer Zenku i falënderoi studentët për interesimin, për të aplikuar për këto bursa, si dhe u shpreh se ky bashkëpunim është në interes i ndërsjellë për përgatitjen e kuadrove të cilët do t’i përgjigjen tregut të punës.
Deri më tani kjo praktikë e ndarjes së bursave ka dhënë rezultate të mira, duke e rritur numrin e studentëve të interesuar për t’u regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara dhe Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të UT-së.

Të fundit