03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

FSSH nga e hëna në grevë

Nga e hëna (5 shkurt) Sindikata pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të hyjë në grevë. Sipas tyre, të gjitha njësitë rajonale të Fondit do të jenë në grevë dhe do të kryejnë vetëm detyrat e nevojshme të punës.

Kështu që, vetëm një punonjës në njësitë rajonale do të jetë i ngarkuar për marrjen e dokumenteve.

“Të punësuarit falënderuan qytetarët dhe mjekët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e deritanishëm, të cilët i përkrahin punëtorët në kërkesat e tyre dhe janë në krah të punëtorëve në FSHSH dhe e kuptojnë problemin e tyre me pagat”, thonë nga Sindikata.

Me këtë rast ata paralajmëruan konferencë për media për të hënën në ora 11:30 para ambienteve të Fondit.

Të fundit