26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Studentët janë avangard të ndryshimeve pozitive, prandaj ne i mbështesim dhe investojmë në arsimin e tyre

Ne qytetarët e ardhshëm akademikë shohim shtysë të shoqërisë dhe avangard të ndryshimeve që duhet të ndodhin në mënyrë që të mund të ecim përpara dhe të integrohemi në familjen evropiane dhe në përgjithësi në botën e zhvilluar. Dhe kjo është arsyeja pse ne i mbështesim, investojmë tek ata tani, duke krijuar kushte dhe mundësi për arsimim sa më të mirë, që të mund në të ardhmen të presim nformatë kthyese.

Këtë sot e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në ngjarjen e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë UKM-së në Shkup, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve – 17 Nëntori.

Duke i uruar të rinjtë që vendosën të arsimohen akademisht dhe duke u dëshiroj suksese në realizimin e qëllimeve arsimore dhe jetësore, Shaqiri tha se për këtë Qeveri, përmirësimi i standardit të studentëve është një nga prioritetet kryesore.

“Duke planifikuar dhe me përfshirjen e të interesuarve, të rinjve dhe studentëve, prezantojmë zgjidhje sistematike, masa dhe aktivitete, duke krijuar vazhdimisht mundësi të reja arsimore, përmirësim të kushteve të mësimdhënies dhe forma të reja të mbështetjes financiare”, tha Shaqiri.

Ai theksoi se kjo garniturë qeveritare ka futur disa lloje të reja të bursave që në të kaluarën nuk kanë ekzistuar dhe ky trendi do të vazhdojë edhe këtë vit. Gjithashtu, ai shtoi se shumat e të gjitha llojeve të bursave ekzistuese nga viti i kaluar janë rritur në mënyrë drastike , disa edhe mbi 80%.

“Ky është një rast i mirë që edhe një herë t’ju informojë se në konkursin e ri për ndarjen e bursave studentore, i cili pres të shpallet javën e ardhshme, parashikohen bursa edhe për studentët që janë të regjistruar në programet e studimit në fushën e bujqësisë, veterinarisë. dhe pylltarisë. Ato do të jenë 30 në numër, në vlerë prej 18.000 denarë në muaj dhe do të ndahen për 9 muaj të vitit”, tha Shaqiri, duke theksuar se bursat janë iniciativë e përbashkët e MASH-it dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ashtu siç tha, pret që të jetë stimulim i mirë për regjistrimin e një numri më të madh të studentëve në fakultetet e këtyre fushave, sepse stafi është realisht deficitar.

“Kjo Qeveri ka futur edhe vaktin e subvencionuar të studentëve. Dhe nuk egziston asnjë qëllim që të shfuqizohet, por përkundrazi, kemi për synim zgjidhjen ligjore që rregullon përdorimin e kësaj mase të përmirësohet dhe në të ardhmen shuma të jetë edhe më e lartë se ajo që ndahet aktualisht në bazë ditore dhe është në vlerë prej 120 denarë. Këto ditë po fillojmë diskutim me studentët për të gjetur zgjidhjen më të mirë sistemore që do të aplikohet nga marsi apo prilli i vitit të ardhshëm dhe deri atëherë do të kemi pagesë sipas kushteve ekzistuese dhe në mënyrë retroaktive”, theksoi Shaqiri.

Ai iu referua edhe mbështetjes që MASH-i dhe Qeveria u jep institucioneve të arsimit të lartë për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, duke theksuar se janë transferuar shuma të konsiderueshme të mjeteve për rikonstruksione, për blerjen e pajisjeve, resurseve laboratorike etj. dhe siç tha ai po investohet edhe në kapacitetet e akomodimit të studentëve.

“Një konvikt i ri studentor është ndërtuar në Tetovë dhe së shpejti do të vihet në funksion. Ndërsa konviktet shtetërore ekzistuese të studentëve, së shpejti do të fillojnë të rikonstruktohen. Ne kemi një buxhet prej 25 milionë eurosh dhe ato do të përdoren për rinovimin e plotë të të 9 objekteve shtetërore akomoduese duke zëvendësuar instalime elektrike, instalime hidraulike, fasadat, sistemet e ngrohjes, dyer, dritare, lyerje, mobilim etj. Aktivitetet ndërtimore do të fillojnë vitin e ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda 30 muajve”, informoi ministri.

Në fund të prezantimit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës tregoi se institucionet e sistemit mbeten aleate me studentët dhe vazhdojnë të dëgjojnë zërin e tyre, me qëllim që t’i mundësojmë këtu në vendin e tyre të realizojnë potencialin e tyre të plotë, pa u kufizuar nga ndonjë faktor financiar, organizativ ose infrastrukturor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Të fundit