29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHBA e refuzoi kërkesën e Gjermanisë përsëri të mendojnë për financimin e OBSH-së

SHBA nuk do të ndryshojnë pozicionin ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) edhe pas kërkesës së Gjermanisë për të rishqyrtuar pasojat e vendimit për të pezulluar fondet për këtë organizatë ndërkombëtare.

“Prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e jetëve njerëzore dhe jo deklarimet gjestet publike dhe politika e imët”, tha sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo në letrën drejtuar homologut të tij gjerman, Heik Mas, informon gazeta “Zidojçe Cajtung”.

Kah mesi i muajit të kaluar, Mas dërgoi letër Pompeos duke i kërkuar që të merrte parasysh pasojat e pezullimit të financave për OBSH-në.

Në përgjigje të letrës, Pompeo përsëriti kritikën e tij për OBSH-në. Ai kushtimisht e nënvizoi zinxhirin e dështimeve të organizatës, financuesi më i madh i të cilit për dekada ka qenë populli amerikan. bs/fab

Të fundit