26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHBA trondit: Vetëm në një ditë 1320 të vdekur nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar 1320 humbje jetësh orët e fundit nga koronavirusi, kurse mbi 32 mijë njerëz rezultojnë të infektuar.

Shifrat që u publikuan pas mesnatës duke gdhirë 4 prilli, evidentojnë se ka shkuar në 7.391 numri i të vdekurve.

Të infektuar të identifikuar deri tani janë afro 277 mijë njerëz. Në luftë për jetën janë 5787 vetë. Ndërsa janë shëruar mbi 12 mijë vetë.

Shifrat e sotme të SHBA janë të ngjashme me të Francës dhe tejkalojnë dhe ato të Italisë dhe Spanjës që konsideroheshin më të lartat.

 

Të fundit