26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkarkohet drejtoresha e një çerdhe në Shkup, bleu mobilje për zyrën e saj dhe paguante nëpër restorante në llogari të çerdhes

Drejtoresha e çerdhes së fëmijëve në komunën e Gazi Babës është shkarkuar nga detyra pasi gjatë revizionit të punës së saj janë konstatuar një sërë paligjshmërish në punën e saj.

Siç informoi kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, drejtoresha kishte blerë orendi për çerdhen, por jo orendi për fëmijët, por për zyrën e menaxhmentit. Blerja e këtyre mobiljeve nuk ishte paraparë në planin vjetor financiar të këtij institucioni dhe përbën shkelje të ligjit.
Ajo po ashtu duke shfrytëzuar pozitën e saj si drejtore dhe mundësinë e pagesa të reprezentimit, ka paguar kafene dhe ushqime tjera jashtë institucionit, pas përfundimit të orarit.

Po ashtu u konstatua se makina zyrtare e kopshtit përdorej edhe për qëllime private.

“Nuk lejohet që dikush që vepron kundër ligjit të drejtojë një institucion për përkujdesjen e fëmijëve tanë, dhe për të gjitha shkeljet ligjore të konstatuara sipas raportit të auditorit të pavarur, do të inicoj procedurë para institucioneve përkatëse në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Stefkovski.(INA)

Të fundit