26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqata e barnatoreve private: Maskat mbrojtëse janë me çmime më të larta si rezultat i çmimeve të rritjes nga furnizuesit

– Shoqata e barnatoreve private komunikoi se dëshiron të distancohet nga spekulimet e subjekteve të caktuara, se në këto momente seriozisht të rrezikshme nga paraqitja e epidemisë së koronavirusit, barnatoret vendosen në funksion të profituesve me rritjen e pakuptimtë të çmimit të maskave mbrojtëse për fytyrë.

Është e saktë, theksojnë nga Shoqata, se çmimet e maskave mbrojtëse janë rritur, por kjo është rezultat i çmimeve të rritura disafish nga ana e furnizuesve.

Me të pavërteta të këtilla prishet dinjiteti i farmacive që janë pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor në vend. Njëherit tregojmë se farmaceuti në barnatore, si punonjës shëndetësor më i kapshëm, gjithmonë është në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, edukim për parandalim dhe mbrojtje nga infeksionet viroze, si dhe epidemisë eventuale nga koronavirusi, qëndron në komunikatë.(MEDIAL)

Të fundit