26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtatëmbëdhjetë raste të reja,vetëm Tetova sot 6 raste të reja me Kovid-19, gjithsej të diagnostifikuar 1.740, dy të vdekur

Instituti për shëndet publik sot regjistroi 16 pacientë të shëruar dhe atë në Shkup-7, Kumanovë-6, Prilep-2, Veles-1. Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ndërroi jetë pacienti nga Shkupi (89), i hospitalizuar nha 4 maji. Instituti për shëndet publik regjistroi edhe një pacient nga Velesi (72) të vdekur më 13 maj në SPQ “8 Shtatori”, i cili ka qenë për mjekim spitalor prej 15 prillit. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 460 testime, ndërsa janë konfirmuar 17 rate të reja me Kovid-19 dhe atë në Shkup-3, Kumanovë-2, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2, Manastir-1, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë, deri më tani, paraqet 1.740, numri i pacientëve të shëruar është 1.251, i të vdekurve 97, ndërsa për momentin numri i rasteve sipas qyteteve është:

• Shkup – 592, аktivë 134
• Кumanovë – 413, аktivë 43
• Dibër – 51,
• Shtip – 35, аktivë 1
• Prilep –193, аktivë 63
• Tetovë – 131, аktivë 68
• Strugë – 69, аktivë 6
• Veles – 113, аktivë 49
• Manastir – 26, аktivë 7
• Ohër –17, аktivë 2
• Кavadar – 5,
• Gostivar –19, аktivë 3
• Gjevgjeli – 4,
• Strumicë – 2,
• Kriva Pallankë- 6, аktivë 2
• Radovish – 4,
• Krushevë – 3,
• Koçan – 31, аktivë 4
• Probishtip – 2,
• Kërçovë – 2,
• Negotinë -9, аktivë 5 (7 persona të sëmurë nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1,
• Makedonski Brod – 2,
• Pehçevë- 3, аktivë 1
• Dellçevë-1,
• Vallandovë -1, аktivë 1
• Vinicë – 2,
• Kratovë-2, аktivë 2
• Berovë-1, аktivë 1

Janë bërë 460 teste dhe atë përmes IPSH – 257, Fakultetit të veterinarisë – 14, Avicena – 8, Biotek – 20, Klinika “Zhan Mitrev” – 33, Sistina me metodën PCR – 19 dhe ASHAM – 109. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 20.548 testime për kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra në 24 orët e fundit, siç informojnë nga Ministria, 225 teste janë bërë në suaza të skriningut nga kopshtet. Përmes IPSH janë testuar 135 persona nga Manastiri, ku është regjistruar një rast pozitiv, ndërsa përmes ASHAM-it janë testuar 90 persona nga Shkupi dhe të gjithë janë negativë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile janë pranuar tre pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 44 prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 23 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik është një pacient.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar gjashtë raste të reja, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 23 prej të cilëve në makinë respiratore janë gjashtë pacientë dhe dy të tjerë janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe dy pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar katër pacientë dhe nuk ka pacientë të cilët ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë hospitalizuar 48 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. ab/

Të fundit