26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtëpia e pleqëve në Tetovë mbetet premtim i parealizuar | VIDEO

Edhe pse ne 2018 Në dy thirrjet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk arriti asnjë projekt për ndërtimin e një shtëpie për më të moshuarit në Tetovë, të moshuarit vazhdojnë të përballen me këtë problem disa vjeçar. Ky premtim është përdorur nëpër fushatat e partive politike si një nga premtimet kryesore dhe ende vazhdon të mos realizohet. Tetova për dekada të tëra ende nuk ka kujdes institucional për të moshuarit. Gjithashtu, nuk ka zgjidhje për qytetarët e moshuar që kanë një problem banimi të pazgjidhur ose ata që kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor e kjo ka rënduar jetesën e më të mushuarve e sidomos tani ku një pjes e madhe e të rinjëve ikin në europë dhe të vetëm mbesin prindërit të cilët të rënduar në moshë kanë probleme që ti kryejn të gjitha obligimet që jau ofron përditshmëria këtë e thotë Selver Memeti kryetar I shoqatës së pensionistëve të tetovës I cili nënvizon se kjo është një problem që duhet të zgjidhet në një afat sa më të shkurtër kohor, përcjell Televizioni Koha.

Ndërkaq Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është në proces të zhvillimit të shërbimeve për të moshuarit në shtëpitë e tyre, përderisa për të moshuarit në zonat rurale mundësia u jepet autoriteteve lokale me bashkëpunim ndër-komunal. Kjo është përgjigjja e dhënë nga Zëvendësministrja shtesë Sanela Shkrijelj në një pyetje nga gazetarët se si të përmirësohet mbrojtja e të moshuarve në vendet ku nuk ka institucione adekuate, siç janë shtëpitë e pleqve ose kujdesi për banim.

“ Ajo që ne duam të zhvillojmë është një shërbim ndihmës dhe kujdesi i bazuar në shtëpi dhe kjo është diçka në përputhje me trendet . Të gjithë marrin një shërbim në shtëpi. Këto janë rekomandimet dhe trendedet e fundit, është mënyra më e fundit humane, jo për t’i çuar ata në shtëpi, por për të ofruar shërbime në shtëpinë e tyre ”, tha ajo, transmeton Televizioni Koha.

Mundësia e dytë është ndërtimi i shtëpive të vjetra. Dy ose më shumë komuna kanë mundësi të punojnë së bashku në objekte të tilla.

“ Ka kritere, ato duhet të përmbushen, një vendim merret nga qeveria dhe sipas përmbushjes një vendim lëshohet nga Ministria. Ne inkurajojmë komunat të zhvillojnë bashkëpunim ndër-komunal. Tani për tani në Jegunoc kemi biseduar për një shtëpi për të moshuarit. Nuk është diçka që duhet të ketë në çdo komunë rurale. Komunat mund të bien dakord për të mbuluar një projekt të tillë “, tha Sanela Shkrijelj, transmeton Televizioni Koha.

Kësisoj, përderisa Shkupi, Manastiri, Shtipi dhe qytete të tjera kanë shtëpi të pleqve, megjithatë pleqtë e Tetovës nuk e kanë një vend të tillë. Ata kohën më të madhe të pleqërisë e kalojnë në karriget e parqeve të qytetit dhe në zyrat e pensionistëve, ku nuk ka hapësira të mjaftueshme.

Nevrij Ademi – Tv Koha

Të fundit