20/08/2022
24.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot dhe nesër mbahet Forumi i Shoqërisë Civile i Samitit të Procesit të Berlinit 2021

Më 1 dhe 2 qershor, Instituti Aspen Gjermani, në bashkëpunim me Shoqatën e Evropës Juglindore dhe e mbështetur nga Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë, do të mbahet në Ballkanin Perëndimor “Shoqëria Civile dhe Forumi Think Tank I: Rruga për në Berlin” të Procesit të Belinit të këtij viti, nën organizimin e Qeverisë së Gjermanisë, e cila e filloi procesin në vitin 2014-të.

Për shkak të pandemisë Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank, do të mbahet online.

Që nga viti 2014-të, Procesi i Berlinit synon të mbështesë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe lehtësuar për dialog të vazhdueshëm mes këtyre vendeve, si dhe vendeve-anëtare të BE-së gjatë samiteve vjetore që zhvillohen në të gjithë Evropën.

Dita e parë e Forumit do të ketë katër panele diskutime, në lidhje me arritjet e përgjithshme të Procesit të Berlinit, Marrëveshjen e Gjelbër, agjendën e lidhjes dhe pajtimit. Në ditën e dytë do të diskutohet për bashkëpunim ekonomik dhe pritjet për Samitin e Procesit të Berlinit 2021.

“Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Than I: Rruga për në Berlin” do të mbledhë ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të debutuar një gamë të gjerë sfidash së bashku, brenda grupeve të ndryshme të punës.

Të fundit