Sot në orën 13:00 nis izolimi total i Shqipërisë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Sot në orën 13:00 nis izolimi total i Shqipërisë

Edhe kjo fundjavë ashtu si e kaluara do të kalojë në izolim total në Shqipëri. Nga ora 13:00 e ditës së sotme, dhe deri të hënën në orën 05:00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.

“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar. Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, ka shkruar ai, transmeton tch.

Një model të ngjashëm ndoqi edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tre ditë.

Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, prej tyre 9 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.

77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.

Related posts

Zaev: Dëshirojmë që askush të mos bojkotojë fushatën zgjedhore

Televizioni Koha

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Koha

Policia prish “party-n” në qendër të Shkupit, arrestohen 28 persona

Televizioni Koha

Leave a Comment