26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot protestohet para Ambasadës së Suedisë kundër dhënies së Çmimit Nobel për Handke

Sot nga ora 11:00 në Prishtinë është paralajmëruar që të mbahet një protestë.

Konkretisht protestuesit janë ftuar që të mblidhen para Ambasadës së Suedisë në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i vendimit të Akademisë Suedeze për t’ia dhënë Çmimin Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Handke është i njohur për përkrahjen që i ka dhënë ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Austriaku ka dalë hapur ndër vite në përkrahje të Kasapit të Ballkanit dhe ka mohuar gjenocidin e bërë nga Serbia, si në Kosovë dhe në Bosnjë.

Të fundit