26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Nuk ka zvogëlim drastik të numrit të të punësuarve, punëtorët të mos nënshkruajnë largim nga pune

Kryeministri Oliver Spasovski thotë se nuk ka largime drastike nga puna pas krizës me koronavirusin dhe apelon që punëtorët të mos nënshkruajnë largime kontraktuese nga puna, ndërsa punëdhënësit të tregojnë solidaritet dhe ta mbajnë një pjesë të barës sepse edhe pas krizës të gjithë së bashku duhet ta vazhdojnë aktivitetin ekonomik të shtetit. Në vend që sicili të kalkulojë dhe të shikojë të përfitojë nga kriza, porositi, duhet të veprojnë të kundërtën të dijë se diçka duhet edhe të humbet.

“Fakt është se nuk ka numër drastik të njerëzve të cilët janë shkarkuar nga puna, ekziston një luhatje normale, ka të çregjistruar dhe regjistrime të reja, ka largime nga puna të një numri të caktuar, ka edhe punësime të reja, megjithatë ajo nuk është shifër e cila në mënyrë drastike lëviz në këtë periudhë. Në atë pjesë gjendja nuk është e tillë siç duan të tregohet”, tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.

Punëtorët, plotësoi nuk duhet të nënshkruajnë marrëveshje për largim nga puna. Në këtë situatë shteti u ndihmon shumë punëtorëve, bën gjithçka që është e mundur t’i mbajnë vendet e punës, por duhet edhe punëtorët t’i ndihmojnë vetes, ndërsa punën më të vogël që mund ta bëjnë është të mos nënshkruajnë largim konteraktues. nga puna. Ka ligj për marrëdhënie pune i cili i mbron punëtorët dhe ekzistojnë dy opsione në bazë të të cilave ata mund të shkojnë në punë, ndërsa të përfitojnë nga Ligji. Nëse është për shkak të mosaktivitetit ekonomik paguhet 70 për qind e pagës, ndërsa nëse është për shkak të fuqisë madhore 50 për qind”, sqaroi Spasovski.

Edhe punëdhënësit, thotë kryeministri, duhet të solidarizohen dhe të bartin një pjesë të barrës. Shteti është këtu, do të ndihmojë, me qëllim që të mbahen vendet e punës dhe kompanitë, që të vazhdojmë pas krizës së bashku në realizimin e aktiviteteve ekonomike, por të solidarizohen në këtë moment”, porositi kryeministri.

Të gjithë, ka potencuar, bëjnë kalkulime sepse secili dëshiron të fitojë nga kjo krizë, ndërsa duhet të veprojmë ndryshe që secili duhet të humb diçka nga kjo krizë.

“Mendoj se madje edhe objektet hotelierike dhe ata të cilët merren me turizëm etj, kanë mundësi dhe kapacitet për një periudhë t’i ndihmojnë vetes dhe punëtorëve, ndërsa gjithsesi në prill dhe maj do të mund t’i shfrytëzojnë këto risi. Tani saktë nuk mund ta tregojmë shifër, por nuk kemi kurrfarë rritje drastike të papunësisë, por kemi pothuajse situatë të balancuar ku në një pjesë ka edhe punësime të reja”; potencoi Spasovski në pyetjen e gazetarëve.

Sipas tij, pjesa më e madhe e kompanive kuptojnë se është shumë e rëndësishme punëtorët të qëndrojnë në shtëpi. “Ata të cilët nuk e kuptojnë atë pres t’u bëhet e qartë se edhe kur të përfundojë kriza duhet të vazhdohet me punë, ndërsa që të vazhdojnë me punë duhet të kemi punëtorë të cilët do të punojnë”, tha Spasovski.

I pyetur nëse janë të pranueshme propozimet për ballafaqim me dëmet në ekonomi nga opozita e VMRO-DPMNE-së, Spasovski tha se secili propozim me qëllim të mirë është i vlefshëm për shqyrtim.

“Propozime si paralajmërime kemi nga shumica, nga partitë politike, nga odat ekonomike, sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve dhe intelektualët dhe i shqyrtojmë në këshillin ekonomik, dy herë u mbajt mbledhje, kishte përfaqësues të VMRO-së dhe atje biseduam. Nuk janë dhënë dekrete, ndërsa çdo propozim me qëllim të mirë është i vlefshëm për shqyrtim. Dekretet i dorëzojnë ministritë kompetente”, citoi Spasovski.

Siç vlerësoi, është shumë e thjeshtë procedura për shfrytëzim të risive nga masa qeveritare për mbështetje të ekonomisë me kreditë, dhe aplikimi dhe shfrytëzimi i mjeteve financiare.

“Saktë janë cituar kriteret që duhet të plotësohen, nëse i plotësojnë do t’i marrin paratë, por askund nuk do të shkojnë paratë pastaj të plotësohen kriteret. Keqpërdorimet e mundshme do të ndiqen menjëherë nga institucionet kompetente dhe do të ndërmerren masa adekuate. Ka vepra penale për keqpërdorim të subvencioneve”, përkujtoi kryeministri. sa/

Të fundit