26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski takohet me krerët fetar: Shëndeti i qytetarëve prioritet kryesor

 

Kryeministri i Qeverisë, Oliver Spasvoski bashkërisht me drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjjioze, Darijan Soturovski, u takua me krerët e bashkësive fetare në vend.

Në takim, sipas njoftimi qeveritar për shtyp, janë përshëndetur masat dhe hapat që po i ndërmerr Qeveria për coronavirusin, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Spasovski ka njoftuar krerët fetarë për të gjitha informacionet e rëndësishme rreth masave që po i ndërmerr Qeveria për mbrojtjen e qytetarëve, si prioritet kryesor.

Krerët shtetëror, njoftuan se masat që po ndërmerren janë për mbrojtjen e besimtarëve dhe se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për mbrojtjen maksimale të besimtarëve.

Qëndrimi i përbashkët, sipas njoftimit qeveritar, është se shëndeti i qytetarëve është prioritet kryesor dhe se të gjithë në shtet, duke përfshirë bashkësitë fetare, duhet të jenë të përgjegjshëm në mënyrë që të kontribuohet në parandalimin e përhapjes së sëmundjes./Telegrafi/

Të fundit