26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPB Tetovë me apel të rëndësishëm për qytetarët

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka bërë apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ‘Korona Virusit’ me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shëndetit të qytetarëve informon TetovaSot.

SPB Tetovë, me apel të veçantë deri tek pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, që detyrimisht të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00. Respektimi i këtij vendimi të Qeverisë, do të kontrollohet në koordinim me Inspektoratin shtetërorë të tregut dhe menjëherë do të ndërmeren sanksionet e parapara ligjore.

SPB Tetovë edhe një herë apelon qytetarët, që tju përmbahen paralajmërimeve të institucioneve lokale regjionale dhe shtetërore-të shëndetësisë.

Të fundit