27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Studimi më i madh për Kovid-19: Të sëmurët dhe personat më të moshuar më të rrezikuar

(MIA) – Autoritetet shëndetësore kineze e publikuan studimin më të madh deri tani që nga fillimi i epidemisë së Kovid-19 në të cilin është përcaktuar se të sëmurët dhe personat e moshuar janë grupet më të rrezikuara dhe theksojnë se më shumë 80 për qind e rasteve të infektuara kualifikohen si të vdekur.

Të dhënat nga Qendra kineze e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CCDC) tregojnë se më shumë se 80 për qind e rasteve të infektimit kanë të bëjnë me persona të sëmurë dhe të moshuar.

Vdekshmëria e përgjithshme nga Kovid-19 është 2,3 për qind, thuhet në studimin dhe shtohet se në provincën e prekur më së vështiri Hubei, vdekshmëria është 2,9 për qind në raport me vetëm 0,4 për qind në pjesën tjetër të vendit.

Me studimin e CCDC-së janë përfshirë 72.314 raste nëpër Kinë deri më 11 shkurt, duke përfshirë raste të vërtetuara, të dyshimta dhe simptomatike të korona virusit.

Hulumtimi konstaton se 80,9 për qind e infektimeve janë kualifikuar si të vdekur, 13,8 për qind si serioze, ndërsa vetëm 4,7 për qind janë kritike.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është në mesin e njerëzve të moshës mbi 80 vjeçe.

Nuk ka raste të vdekjes te fëmijët deri në moshën nëntë vjeçe, ndërsa te të rriturit deri në moshën 39 vjeçe shkalla e vdekshmërisë është e ulët 0,2 për qind.

Për njerëzit në moshën 40 vjeçe, shkalla e vdekshmërisë arrin 0,4 për qind, në atë 50 vjeçe 1,3 për qind, në atë 60 vjeçe 3,6 dhe në moshën 70 vjeçe 8 për qind.

Burrat janë më të rrezikuar, me shkallë të vdekshmërisë prej 2,8 për qind, derisa shkalla e vdekshmërisë te gratë arrin 1,7 për qind.

Nga sëmundjet ekzistuese që rrezikojnë pacientin e infektuar në vend të parë janë sëmundjet kardiovaskulare, më pas diabeti, sëmundja kronike e frymëmarrjes dhe hipertensioni.

Sipas autoriteteve kineze, deri tani janë shëruar më shumë se 12.000 njerëz.

Studimi gjithashtu paralajmëron për rrezikun e lartë për personelin mjekësor. Janë infektuar gjithsej 3.019 punëtorë shëndetësorë, ndërsa deri më 11 shkurt, dita e fundit e përfshirë me studimin, kanë ndërruar jetë pesë persona.

Sipas shifrave më të reja zyrtare nga Kina, kanë ndërruar jetë 1.868 persona, ndërsa janë infektuar 72.436 persona.

Dje kanë ndërruar jetë 98 persona, ndërsa janë konfirmuar 1.886 raste të reja, prej të cilëve 93 të vdekur dhe 1.807 të infektuar në provincën Hubei, epiqendrën e epidemisë.

Studimi bën të ditur se trendi i rënies së vijës së lakuar të epidemisë mund të thotë se masat që janë ndërmarrë, siç janë izolimi i qyteteve të tëra, publikimi i këshillave për luftimin e infektimit – larje të duarve, mbajtje të maskave – dhe mobilizim të ekipeve për reagim të shpejtë, japin rezultate.

Autorët e studimit, megjithatë, paralajmërojnë se për shkak të kthimit të njerëzve nga festat e gjata, vendi “duhet të përgatitet për kthimin eventual të epidemisë“.

Përgjigjja kineze ndaj krizës përfshin bllokimin e Vuhanit, qytetit më të madh në provincën Hubei dhe pjesën tjetër të provincës, ndërsa në fuqi janë edhe kufizimet e komunikacionit nëpër disa pjesë të vendit.

Virusi megjithatë u përhap edhe jashtë Kinës dhe në dy anije.

epa08220900 Passengers wearing masks walk on a deck of the Diamond Princess cruise ship docked at the Daikoku Pier Cruise Terminal in Yokohama, south of Tokyo, Japan, 16 February 2020. According to latest media reports, the US are preparing to evacuate the remaining 380 American citizens aboard the Diamond Princess cruise ship quarantined in Yokohama. EPA-EFE/FRANCK ROBICHON

Anija “Dajmond Princes” prej 3 shkurtit është në karantinë në portin japonez Jokohama, pasi që te një njeri nga Hong Kongu është konfirmuar korona virusi. Janë infektuar më shumë se 450 njerëz prej 3.700 personave të cilët gjenden në këtë anije.

Një anijeje tjetër “MS Vesterdam”, nuk iu lejuat të ankorohet në disa vende, për shkak të frikës nga përhapja e Kovid-19. Anijes iu lejua që të ankorohet në Kamboxhë meqë nuk kishte raste të infektimit. Udhëtarët i priti kryeministri Huin Sen dhe askush nuk përfundoi në karantinë.

Disa ditë më vonë, një grua nga anija ka qenë pozitive me Kovid-19 kur ka mbërritur në Malajzi. Janë duke u bërë përpjekje të mëdha në kërkimin e udhëtarëve që kanë udhëtuar në Malajzi dhe Tajlandë, në Kanada dhe SHBA.

Në “Vesterdam” ende ka 255 udhëtarë dhe 747 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa më shumë se 400 udhëtarë janë transportuar në hotel në Pnom Pen ku presin rezultate nga testimi i Kovid-19.

Të fundit