26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takim i parë i grupit të punës për veting në MPB

Grupi i punës për vetingun në MPB sot duhet ta mbajë takimin e parë. Siç paralajmëroi këtë javë sekretarja shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska, takimin duhet ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Grupi i punës deri më 1 tetor duhet të përgatisë propozim plan i cili do të parashtrohet në Qeveri për miratim.

Në Sesionin e gjashtë të Grupit të punës IV me temë “Vetingu si masë për realizim të integritetit të institucioneve”, që u mbajt të martën, u konstatua se sigurimi i konsensusit mes subjekteve kryesore politike është segmenti kyç për zbatimin e vetingut në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga debati doli edhe propozimi se është e domosdoshme të zbatohet analizë e plotë dhe komplekse e gjendjes faktike, nevoja, procedura dhe pasojat nga vetingu në sferën ku ai do të zbatohet. Ekspertët u dakorduan edhe se është me rëndësi që institucionet që planifikojnë të zbatojnë proces të vetingut , të përgatiten në mënyrë kadrovike për t’u përgatitur që t’i zëvendësojnë të punësuarit të cilët nuk do ta kalojnë procesin e vetingut, ndërkaq me qëllim që institucionet ta zbatojnë pa pengesa kompetencën e tyre funksionale.

Përvojë, në sesion ndau Andrea Jaleçova nga Autoritetet nacionale të sigurisë të Sllovakisë, që është institucion i pavarur shtetëror për mbrojtjen e informatave të klasifikuara, formuar në vitin 2001 me qëllim të integrimit të vendit në BE dhe në NATO.

“Institucioni i cili dëshiron të kryejë veting, parashtron kërkesë për personin dhe pëlqimin e tij në mënyrë që të vazhdohet vetingu, sepse, nëse personi nuk dakordohet, nuk mund të bëni kontroll. Hapi i dytë është kërkesa e informatave nga institucionet. Në Sllovaki kemi mundësi për poligraf, ndërsa atë procedurë mund ta kërkojë vetë personi i cili i nënshtrohet vetingut”, informoi Jaleçova.

Informatat e fituara nga vetingu, sqaroi ajo, janë të klasifikuara dhe fshehtësi e rreptë në arkivat e Autoriteteve nacionale të sigurisë. Në Sllovaki vetingun e kanë kaluar prokurorë, ushtarë profesionistë, policë, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të fundit