26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takimi i liderëve i pasigurt

Është e pasigurt mbajtja e takimit të liderëve, të cilin kryeministri Zoran Zaev e paralajmëroi për sot dhe në të cilin ai nominoi tri tema kryesore-ligjin për prokurorinë publike, regjistrimin dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me mundësi për hapjen e temave të reja.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar se takimi i liderëve është anuluar, siç publikuan një pjesë e medieve. Nga shtabet partiake për MIA-n thonë se nëse ka çfarëdo ndryshime këtë duhet ta kumtojë kryeministri.

Ftesën për takimin e liderëve e pranuan kryetarët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, por lideri i VMRO-DPMNE-së mbetet në qëndrimin se nuk do të marrë pjesë.

Dje nga partia e Mickoskit e përsëritën qëndrimin se ai nuk do të shkojë në takimin e liderëve. VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se nëse mbahet takim i liderëve në të cilin do të marrë pjesë Mickoski, atëherë ajo do të jetë vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Edhe vetë Mickoski dje në një intervistë për “Ekspres” përsëriti se takimi i liderëve të cilin e thirri Zaevi është i panevojshëm.

“Zoran Zaevi është kërcënimi më i madh për perspektivën evropiane dhe me të vërtetë nuk e shoh të nevojshme që të jem pjesë e dekorit të tij në takimet e liderëve në kushte kur ai nuk është i gatshëm që të flasë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kur më kemi grupe të punës për regjistrim dhe për reforma në prokurori, të cilat edhe ashtu mbajnë kontakte dhe takime”, deklaroi Mickoski.

Nga LSDM-ja, thonë se Mickoski ik nga takimi i liderëve, nga reforma dhe nga publiku. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski mbrëmë pas përfundimit të mbledhjes së Bordit Qendror të partisë për atë se si do të veprojnë nëse Mickoski nuk vjen në takim dhe se si do të sigurojnë shumicën prej dy të tretave për ligjin për Prokurorinë Publike porositi që të presim ditën e sotme që të shihet rezultati.

“Ta presim ditën e nesërme, ta shohim se a do të ndodh kjo, të mos vijë. Gjithsesi ky shtet ka përgjegjësi që të kërkojë instrumente që të funksionojnë institucionet dhe ligjet, secili individ ka përgjegjësi politike, edhe më shumë deputetët kanë obligim që në kuadër të këtij sistemi të sigurojnë mbështetje të drejtësisë dhe të funksionimit të institucioneve në këtë pikëpamje”, tha mbrëmë Nikolovski.

Të fundit