26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Të ardhurat në mars kanë rënë për 70 për qind, investimet do të pushojnë

Të ardhurat në komunën e Gostivarit janë ulur për dy të tretat. Mungesa e parave në thesarin komunal do t’i ndalojë investimet e paralajmëruara që pushteti lokal i ka parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Rënia e madhe e të ardhurave, sipas njeriut të parë të komunës, është kryesisht për shkak të taksave të papaguara, ndërsa të cilat ishin parashikuar për në mars.

“Pas analizave të bëra, konstatojmë se në mars të ardhurat janë 71 për qind më të ulëta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është e kuptueshme në rrethana të tilla, të mos investohet dhe të mos shlyhen detyrimet. Sidoqoftë, një bilanc i tillë do të ndikojë negativisht në zbatimin e disa projekteve të infrastrukturës për vitin aktual. Për këtë arsye, ne do të investojmë vetëm në ndërhyrje më të vogla që do të paraqiten si të nevojshme”, deklaroi Taravari.

Zbutja e pasojave është e mundur nëse qeveria qendrore ndan një pjesë të parave që shteti do t’i sigurojë përmes kredive që i ka paralajmëruar. Taravari sqaron se kjo do të ishte një hua të cilën do ta kthenin me kredi më të ulët interesi.

Sipas situatës aktuale, trendi në pagesën e taksave vendore në muajin mars me shumë gjasa do të transferohet në muajin prill edhe atë siç thotë Taravari, do ta rëndojë shtesë realizimin e buxhetit. zgm/ls/fab

Të fundit