26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të dhënat statistikore për koronavirusin deri në mars të vitit 2020

Instituti i Shëndetit Publik i informoi qytetarët për statistikat me virusin KOVID-19 në vend, por edhe në korniza botërore.

Të dhënat statistikore mund të lexohen në http://www.iph.mk/covid19-21-3-2020/.

SITUATA ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT përfundimisht me 20 marsin e vitit 2020

Më 20.03.2020, janë paraqitur gjithsej 18 raste të reja të COVID-19 nga 4 qytete – Dibër (n = 7), Shkup (n = 6), Shtip (n = 3) dhe Kavadar (n = 1).

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë të moshave 20-29 dhe 50-59 (nga 5), ndërsa në raport me shpërndarjen sipas gjinisë, 10 janë femra dhe 8 meshkuj.

Dy persona janë shtruar në spital dhe pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak (asimptomatike ose me pasqyrë të lehtë klinike).

Prania e komorbiditeve ishte regjistruar tek 3 persona.

Gjithsej 16 persona kanë pasur kontakte me një rast tashmë të konfirmuar me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë s Veriut.

Nga numri i përgjithshëm i raportuar më 20.03.2020, 12 janë konfirmuar në laboratorin për virologji dhe diagnostikim molekular në ISHP, ndërsa 6 u konfirmuan në një laborator privat. Në laboratorin e ISHP-së janë bërë gjithsej 92 testime.

SITUATA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Përfundimisht me 20.03.2020, janë raportuar gjithsej 85 raste të COVID-19 (I = 4.1/100,000).

Sipas vendbanimeve, rastet të COVID-19 janë regjistruar në 6 qytete, Shkup (n = 43), Dibër (n =4), Shtip (n = 4), Kavadar (n =2), Gostivar (n =1) dhe Ohër (n = 1).

Për sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 43 raste të gjinisë mashkullore dhe 42 të gjinisë femërore ose raporti mashkull – femër 1:1. Morbiditeti specifik sipas gjinisë tek meshkujt është 4.1/100,000, ndërsa tek femrat është 4.1/100,000.

Mosha e pacientëve varion nga 4 në 87 vjeç (mesatare – 46.0 vjeç). Numri më i madh i rasteve janë mbi moshën 60 vjeçare – 19 (22.4%), ndërsa incidenca më e lartë specifike prej 6.5/100,000 banorë janë regjistruar tek personat e moshës 50-59 vjeçare. mb/

Të fundit