17/05/2022
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Telekomi i Maqedonisë e ka rritur neto përfitimin për 6,3 për qind

(MIA) – Të ardhurat nga shitja në Telekomin e Maqedonisë (TM) në vitin 2019, në krahasim me vitin paraprak, janë rritur për 3,6 për qind dhe arrijnë 10,8 miliardë denarë. Përfitimi operativ para interesave, tatimimit dhe amortizimit (EBITDA) është rritur për 4,7 për qind në krahasim me vitin paraprak, derisa neto përfitimi ka shënuar rritje prej 6,3 për qind, bëri të ditur TM-ja.

Me rritjen prej 1,2 për qind të bazës së përdoruesit, numri i përgjithshëm i përdoruesve në segmentin mobil arrin 1,2 milionë parapagues. Është rritur baza edhe e përdoruesve të cilët kanë qasje në internet për 4,1 për qind me ç’rast që numri i përgjithshëm arrin 204000. Në TV segmentin në tregun e kompanisë ka rritje prej 6,2 për qind dje ka 136 mijë parapagues.

Siç bën të ditur Telekomi i Maqedonisë, vitin e kaluar një e treta e amvisërive janë mbuluar me rrjet optik. Pas vendosjes së rrjetit të parë provues 5G në Shkup, kompania i vazhdon testimet në kushte reale dhe të gjitha hapat e nevojshëm për vendosjen e teknologjive 5G.

Të fundit