26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Temperaturat e mëngjesit, këto ishin vendet më të ftohta sot në Maqedoni

Më ftohtë sot në mëngjes është në Lazaropolë dy gradë Celsius, ndërsa temperatura më e lartë prej dhjetë gradë është matur në Demir Kapi dhe Dojran.

Deri në orën 08:30 janë matur tre gradë Celsius në Berovë, Manastir, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, 5 gradë Celsius në Prilep, 6 në Kriva Pallankë, Pretor, Strumicë, Krushevë, Shkup-Petrovec dhe Tetovë, 7 në Vinicë, Ohër dhe Dibër. dhe 8 në Gjevgjeli, Shtip, Kumanovë dhe Shkup-Zajçev Rid.

Moti sot në orët e para të mëngjesit do të jetë me mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina, veçanërisht përgjatë rajonit më të gjërë të Vardarit. Në pjesët e tjera do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 16 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa në vendet ku mjegulla do të zgjasë më shumë temperatura do të arrijë deri në 14 gradë Celsus.

Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull, e cila në disa pjesë të luginës do të zgjasë më shumë. Pasdite do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Të fundit