26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë rritet sasia e mbeturinave për shkak të izolimit nga Covid-19 (VIDEO)

Një nga problemet me të cilat janë ballafaquar qytetarët e Tetovës në këtë situatë të krijuar nga Pandemia Covid-19 janë edhe mbeturinat sasia e të cilave ditëve të fundit është rritur edhe për shkak të izolimit dhe pamundësisë për ti hedhur ato në kontejnerin më të afërt. Kanë qenë të shumta denoncimet e qytetarëve të Tetovës për kontejnerët e stërmbushur dhe grumbujt e mbeturinave të hedhura gjithandej . Në lidhje me këtë situatë të krijuar me mbeturinat në qytetin e Tetovës kryetarja e komunës thotë se është një problem që ka ndodhur  në të gjithë vendin për shkak të mbylljes dy ditore qytetarët mbeturinat gjatë kësaj periudhe i kanë mbajtur në shtëpi dhe të njëjtat kur ka përfunduar orari i kufizimet të lëvizjes i kanë nxjerrë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e sasisë së mbeturinave në qytet. Kryetarja nënvizon se ndërmarrja publike komunale Tetova Tetovë ka punuar edhe gjatë kufizimit të lëvizjes ku janë bartur mbeturinat nga kontejnerët në të gjitha pjesët e qytetit.

Nga Komuna e Tetovës gjithashtu theksuan se Shtabi i Krizës pranë komunës në lidhje me problemin e mbeturinave kanë kërkuar nga pushteti qendror që të gjejnë një zgjidhje e cila do të ju jep mundësi qytetarëve që gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes të kenë mundësi spostojnë mbeturinat dhe jo ti grumbullojnë të njëjtat për tre ditë me rradhë sidomos tani kur higjiena në këto momente të pandemisë ka një rëndësi të veçantë./Tv Koha/

Të fundit