26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

TRAGJIKE! 15 të vdekur nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri, nxirren dhjetëra të gjallë nga rrënojat – Vijojnë operacionet e shpëtimit (VIDEO – LIVE)

Manastirliu: deri tani 600 të lënduar ne spitale
Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 15 viktima. Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja. Një skenë rrëqethëse ku nuk mund t’i mbash dot lotët. Në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorrën gjallë nipin e vogël.

Të fundit