Botë Lajmi i Ditës

Tramp: Nuk do ta mbyllim vendin nëse na godet vala e dytë e virusit

Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se SHBA-ja nuk do ta mbyll vendin nëse goditet nga vala e dytë e virusit Kovid-19.

“Ne do të tentojmë ta shuajmë zjarrin, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zjarr apo flakë, por ne nuk do ta mbyllim vendin”, tha Tramp gjatë vizitës në fabrikën “Ford” në Miçigen, transmeton Si-Bi-Es.

Tramp paraprakisht deklaroi se epidemia ende mund të qëndrojë në disa vende, por se virusi do të zhduket gjatë verës.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve mjekësorë, përfshirë ata të administratës së Trampit, përhapja e koronavirusit si duket do të vazhdojë gjatë tërë vjeshtës dhe dimrit, ndërsa lufta do të bëhet edhe më e ashpër kur të fillojë sezoni i gripit.

Antoni Fauçi, drejtor i Institutit kombëtar për alergji dhe sëmundje infektive, si dhe anëtar i Shtabit të Krizës në Shtëpinë e Bardhë për koronavirusin, për “Uashington Post” deklaroi se nuk ka dyshim se do të ketë valë të re të epidemisë. bs/bsh/

Related posts

U kthyen edhe 287 shtetas të RMV-së në vend, të gjithë në karantinë

Televizioni Koha

Ligji për rritjen e pagave në administratën publike para deputetëve

Televizioni Koha

Paunovski: Një pjesë e kompanive që kanë importuar fruta jugore kanë pasur marrëdhënie spekulative ndaj tregut

Televizioni Koha

Leave a Comment