Trump deklaroi se mbrëmë u testua nga koronavirusi , bie në kundërshtim me deklaratën që ka bërë doktori i tij – Tv Koha
Botë Lajmi i Ditës

Trump deklaroi se mbrëmë u testua nga koronavirusi , bie në kundërshtim me deklaratën që ka bërë doktori i tij

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është testuar të Premten për të përcaktuar nëse ai ka koronavirus dhe do të ketë rezultatet brenda disa ditësh.

“Edhe unë e bëra provën mbrëmë, ku u çua në një laboorator ”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të Shtunën, duke shtuar se rezultatet do dalin për një ose dy ditë.

Trump është kritikuar shumë pasi ka refuzuar shpesh herë të bënte testin e koronavirusit. Ai ka qenë në kontakt të ngushtë me njerëz të shumtë të cilën janë testuar dhe kanë dalë pozitivë me koronavirusin.

Njoftimi i Trump se ai ishte testuar, duket se është në kontrast me një memorandum të së Premtes nga Sean P. Conley, mjek për presidentin, duke deklaruar se Trump nuk kishte nevojë të testohej sepse ndërveprimet që ai kishte me pacientët e njohur ishin “me rrezik të ulët”.

Kur u pyet nga reporterët ditën e sotme për të shpjeguar mospërputhjen midis njoftimit të Trump dhe memorandumit të mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Pence tha se ai “do të fliste menjëherë pas kësaj konference shtypi me zyrën e mjekëve të Shtëpisë së Bardhë”, por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Pence tha se ai dhe gruaja e tij nuk kishin asnjë simptomë, por ishin “më shumë se të lumtur që u testuan”.

Gjatë fjalimit, Trump tha se e kishte matur temperaturën e tij përpara se të hynte në dhomën e konferencave për shtyp.

/Ora News.tv/

Related posts

Dita e Liqenit të Ohrit

Televizioni Koha

Blerim Reka ka dy fjalë për Ali Ahmetin

Televizioni Koha

Boki 13 kërkoi përjashtimin e Ruskoskës, thotë se ka dëshmi kundër saj për korrupsion

Televizioni Koha

Leave a Comment