26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Turkish erlajns” me zbritje speciale prej 40 për qind për të gjithë punonjësit shëndetësorë në gjithë botën

Transportuesi ajror kombëtar turk “Turkish erlajns” (Turkish Airlines) ofron zbritje prej 40 për qind për punonjësit shëndetësore në të gjithë botën, të cilët janë duke punuar në mënyrë të pakursyer në luftën kundër pandemisë Kovid-19, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolia.

Çdo punonjës shëndetësor dhe tre persona që udhëtojnë me të do të jenë në gjendje të blejnë bileta me këtë zbritje përmes faqes së internetit të “Turkish erlajns”ose përmes aplikacionit celular, si pjesë e fushatës së re, e cila vlen për të gjitha fluturimet dhe të gjitha llojet e biletave.

“Pasagjerët që janë regjistruar si pjesë e fushatës do të kenë mundësinë t’i përdorin shërbimet me një zbritje prej 40 për qind nga 8 qershori 2020 deri më 31 maj 2021, nëse blihen biletat midis 8 qershorit dhe 1 gushtit”, kumtoi ndërmarrja.

“Turkish erlajns” javën e kaluar i rifilloi fluturimet e brendshme pas një pushimi dymujor për shkak të pandemisë, ndërsa me fluturimet ndërkombëtare do të fillojnë prej nesër. ls/shk/

Të fundit