26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turqia do të lëshojë çertifikata për komplekset turistike për zona pa koronavirus

Turqia do të certifikojë destinacione turistike pa koronavirus, publikoi “Huriet”, duke iu referuar deklaratës së Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Sipas iniciativës së qeverisë turke, certifikatat për një zonë pa koronavirus do të lëshohen në vendet turistike dhe pushimoret.

Procesi i certifikimit tashmë ka filluar me qëllim të identifikimit të këtyre zonave, deklaroi Mehmet Nuri Ersoj për televizion privat.

Ministri tha që Turqia fillimisht do të zhvillojë një sistem të certifikimit të pranuar ndërkombëtarisht. Komisioni do të përfshijë gjithashtu përfaqësues të ministrive të shëndetësisë, transportit dhe bujqësisë që do të lëshojnë certifikata. Ata tashmë e mbajtën takimin e tyre të parë javën e kaluar nën koordinimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Komiteti gjithashtu do të përfshijë edhe organizata joqeveritare, me ç’rast sistemi i certifikimit pritet të përfundojë së shpejti, me siguri në javën e parë të majit.

Ministri i turizmit shfaqi shpresë se trafiku i brendshëm turistik do të rifillojë në qershor pas lehtësimit të masave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit. ls/shk/

Të fundit