TV21 mëson, MPB i siguron udhëtarët të cilët erdhën nga Italia me çiftin e infektuar nga koronavirusi – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

TV21 mëson, MPB i siguron udhëtarët të cilët erdhën nga Italia me çiftin e infektuar nga koronavirusi

Ministria e Punëve të Brendshme i ka gjetur të gjithë udhëtarët të cilët kanë udhëtuar me autobusin në të cilën u kanë udhëtuar çifti nga Dibra që u diagnostifikuan me simptomat e koronavirusit. Sipas informacioneve të cilat i ka TV21, Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur t’I sigurojë këta udhëtarë. 14 udhëtarë janë nga rajoni i Pollogut. 12 nga Gostivari dhe dy nga Tetova.

Të gjithë këta udhëtarë kanë qenë në autobusin e kompanisë “Durmo Turs”. Sipas informacioneve të TV21, të gjithë janë siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe tani po merren në pyetje se në cilin vend kanë qëndruar në autobus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më të rrezikuar janë udhëtarët të cilët kanë qëndruar afër, prapa ose pas çiftit me koronavirus.

Këto informacione pritet që në konferencën e caktuar në ora 14:00 t’i vërtetojë ministri Venko Filipçe.

Konferencën e Filipçes mund ta ndiqni drejtëpërdrejtë në TV21.

Related posts

Zaev ndryshon mendim për shkollat Imri Elezi dhe Ismail Qemali: Gjithçka është në rregull

Televizioni Koha

Mijallkovi infektohet me koronavirus! Shtyhet seanca për rastin “Parcelat në Vodno”

Televizioni Koha

Vdes në moshën 30-vjeçare këngëtarja e njohur

Televizioni Koha

Leave a Comment