U hap Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival” – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

U hap Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”

Me shfaqjen “Karnavali është në Korçë” nga Kosova, mbrëmë në Teatrin “Komedia” filloi Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”.
Në hapjen e festivalit mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e tij para audiencës theksoi se kultivimi i këtij festivali është një mundësi për ta ndjekur aktivitetin e aktorëve nga vendi, si dhe mysafirëve nga: Serbia, Kosova, Rusia, Bullgaria, Sllovenia, të cilët nëpërmjet veprave teatrale do të na sjellin diçka të re dhe të ndryshme në skenën tonë kulturore.
Ai shtoi se Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit si një impuls krijues në fushën e krijimtarisë teatrore, e jep mbështetjen për realizimin e tij.
“Si ministër i Kulturës, dëshiroj ta shpreh besimin tim që Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta mbështesë realizimin e këtij festivali edhe në të ardhmen, i cili kontribuon shumë në avancimin e bashkëpunimit me teatrot në rajon, por edhe në thellimin e lidhjeve kulturore me vendet e tjera në përgjithësi”, tha Ismaili.

Related posts

Bozovca ndryshon | VIDEO

Televizioni Koha

Mot me vranësia dhe reshje shiu, temperatura deri 19 gradë

Televizioni Koha

Boki 13 gjatë një shopingu treditorë në Itali ka shpenzuar 148 mijë euro

Televizioni Koha

Leave a Comment