26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ulja e temperaturave dhe ndezja e shporeteve rrit ndotjen e ajrit

Qytetarët në këtë fillim të ftohti kanë mbetur mes zjarresh. Xhepi i tyre do të zbrazet pavarësisht se çfarë do të zgjedhin për ngrohje. Drutë kanë arritur në 90 euro për metër, peletat mbi 400 denarë një thes, dhe çmimet e energjisë elektrike janë “qershia mbi tortë”. Kjo bën që, veçanërisht kategoritë më të rrezikuara të shqetësohen fillimisht për mbijetesën, se sa për ndotjen, duke zgjedhur lëndë si gomat, apo mbetjet e mobilieve për tu ngrohur. Këtë e dëshmon cilësia e ajrit. Gjatë fundjavës kur temperaturat ishin më të ulëta, ajri ishte më i ndotur. Ndërsa sot stacionet matëse tregonin se në disa qytete në vend, mushkëritë e qytetarëve nuk do të mbusheshin me ajrin më të pastër.

Niveli i ndotjes

Tetovë- ajër i dëmshëm për grupet e ndjeshme 111 PM 2.5
Lisiçe- ajër i dëmshëm për grupet e ndjeshme 119 PM 2.5
Veles – ajër i dëmshëm për grupet e ndjeshme 116 PM 2.5

Megjithatë dimri ende nuk ka mbërritur dhe temperaturat më të ulëta mund të përkeqësojnë gjendjen me ndotjen e ajrit. Duke përdorur lëndë jocilësore për ngrohje, qytetarët do të ngrohin shtëpitë, por do të helmojnë veten dhe të tjerët. Ministri i Mjedisit Jetësore, Naser Nuredini, thotë se e kupton pozitën e pafavorshme në të cilën gjenden qytetarët, por apelon që ata të përpiqen maksimalisht që të qëndrojnë larg gomave dhe lëndëve të tjera, djegia e të cilave e bën ajrin kancerogjen.

“Si njeri e kuptoj se jemi në pozitë shumë të vështirë dhe shpenzimet janë rritur. Normalisht që institucionet kompetente përpiqen në çdo mënyrë që të kontrollojnë situatën me çmimet. Kërkesa ime si ministër është që të kujdesemi se me çfarë lëndësh ngrohemi. Pra të mos jenë lëndë të rrezikshme, gomë, plastika. Të kujdesemi për shëndetin tonë se pari. Normalisht që ka edhe inspektime. Ne kemi vendim qeverie edhe për marzhat e peletave dhe të druve. Nesër edhe njëherë do të hapim debat në qeveri, të diskutojmë se përse janë rritur marzhat”, deklaroi Naser Nuredini- Ministër i Mjedisit Jetësore.

Nuredini thotë se ekzistojnë dyshime për abuzim me çmimin e druve, ndërsa nga nesër paralajmëroi inspektime në teren./Alsat.mk Gazetare: Evi Shkopi

Të fundit