26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

UNICEF: Një e treta e përdoruesve në internet janë fëmijë

(MIA) – Mbarë botës nesër do të shënohet Dita për internet të sigurtë, ndërsa sipas të dhënave të UNICEF-it, fëmijët përbëjnë një të tretën nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të internetit, transmetojnë agjencionet.

Mes rreziqeve më të zakonshme ndaj të cilave fëmijët u eksponohen janë: mbledhja e të dhënave personale, lajmet e rreme, rrezikimi i privatësisë, keqpërdorimi për qëllime tregtare dhe ekspozimi ndaj përmbajtjes së dëmshme dhe shqetësuese, kumtoi agjencia digjitale Nimiks.

Hulumtimi i UNICEF-it mbi “Sigurinë në Internet për tërë familjen”, zbuloi se më pak se 10 për qind të fëmijëve të moshës nga katër deri në tetë nuk përdorin pajisje digjitale, ndërsa disa fëmijë përdorin internetin para moshës tre vjeçe.

Hulumtimi sugjeron që shumica e aktiviteteve të fëmijëve në internet janë konsumimi dhe riprodhimi i videove dhe fotove, dëgjimi i muzikës dhe luajtja e video lojërave.

Të dhënat tregojnë se 80 për qind e studentëve e kalojnë kohën e lirë me lojëra, kështu që ata tregojnë se teknologjia digjitale merr pjesë aktive në formimin e mënyrës se si ndërveprojnë dhe shoqërohen fëmijët.

Në Nimiks besojnë se përgjigjet për sfidat e revolucionit digjital qëndrojnë në ngritjen e vetëdijes për Internetin, sigurinë në sferën në internet dhe përhapjen e letërsisë digjitale, e cila përfshin bashkëveprimin me prindërit, mësuesit dhe të tjerët që janë të përfshirë në edukimin e fëmijëve me përfaqësuesit e industrisë dhe vendimmarrësit.

Dita për Internet të sigurtë është fushatë që filloi në vitin 2014 dhe përfshin tema më të ndryshme, nga sulmet kibernetike në internet deri në shfrytëzimin e rrjeteve sociale.

Dita shënohet në mbi 150 shtete nga bota dhe përqëndrohet në temat aktuale që kanë të bëjnë me praninë në rrjet. bs/

Të fundit