Vazhdon të rritet numri i të infektuarve të rinj nga Kovid-19, grupmosha më e zakonshme është 30-39 vjeç - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve të rinj nga Kovid-19, grupmosha më e zakonshme është 30-39 vjeç

Numri i të infektuarve të rinj me Covid-19 vazhdon të rritet. Statistikën e fundit ditore që e publikoi dje Ministria e Shëndetësisë tregon se pothuajse 20 për qind e pacientëve të testuar janë pozitivë ndaj koronavirusit, gjegjësisht prej 2.441 testeve të bëra janë regjistruar 445 raste të reja.

Grupmosha më e zakonshme të të infektuarve të rinj me Covid-19, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti për Shëndet Publik, janë personat të grupmoshës 30-30 vjeç. Njëkohësisht nga ISHP theksuan se në periudhën e fundit janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat.

Edhe më tej numri më i madh i rasteve aktive janë regjistruar në Shkup, afër dy mijë, ndërsa vetëm dje janë regjistruar 249 të infektuar të rinj me koronavirus. Pas kryeqytetit me numër më të madh të rasteve aktive, 281, është Strumica, pas çfarë vijojnë Tetova me 226 dhe Kumanova me 168 raste aktive.

Related posts

Në Dibër dhe në Qendër Zhupë në izolim shtëpiak tetë punonjës shëndetësorë

Televizioni Koha

Ajdari komenton avancimin e Fatime Fetait: U shpërblye pasi dënoi me burg të perjetshëm shqiptarët në rastin “Monstra”

Televizioni Koha

Ziberi: Zero tatim për tre vjet për çdo të punësuar për herë të parë nën moshën 35 vjeç

Televizioni Koha

Leave a Comment