26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vendosen bankina të betonit në bulevardin “Cvetan Dimov” në Shkup

Kaosit në bulevardin “Cvetan Dimov” i vjen fundi. Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit vendosin bankina të betonit, kumtuan nga Komuna e Çairit.
“Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit vazhdojnë me koordinimin e tyre institucional për implementimin e projekteve efikase të komunikacioni për lehtësimin e qarkullimit nëpër rrugët e Çairit”, thuhet në kumtesë.

Autoritet komunale të Çairit informojnë se ka filluar procesi i vendosjes së bankinave të betonit nëpër bulevardin më të frekuentuar në qytet “Cvetan Dimov” me qëllim që t’i jepet fund kaosit i cili krijohej.

Të fundit