27/07/2024
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vetëvendosja do të festojë 28 nëntorin në Tetovë

Nënshkrimin e koalicionit të LEN dhe festën e 28 Nëntorit në Maqedoni të Veriut do ta madhështojë edhe Lëvizja Vetëvendosje!

Siç bëhet e ditur tashmë Lidhja Europiane për Ndryshim me në krye Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashin e Alternativës dhe Izet Mexhitin e Lidhjes Demokratike në Tetovë më 28 Nëntor do të nënshkruaj koalicionimin e tyre edhe zyrtarisht.

Në një event madhështorë në sallën medicinale në Tetovë, ashtu siç mëson portali ynë, të pranishëm do të jenë shumë figura të shquara dhe krerë të lartë të partisë në pushtet në Kosovë, pra Vetëvendosjes. Arbër Zaimi nga Tirana, Bekim Qoku nga Struga, Ardita Sinani nga Presheva që të tre këshilltarë të kryeministrit Kurti, pritet të jenë në mesin e të ftuarve të LEN-it, koalicion ky që pretendon në zgjedhjet e ardhshme të jetë fituese absolute.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që këshilltarë të kryeministrit Kurti marrin pjesë pasi në eventin e Komunës së Tetovës me rastin e pritjes së Kryeministrit, kishte shumë mysafirë dhe këshilltarë të Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.

Të fundit