27/07/2024
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video) Ziadin Sela kërkon përgjegjësi nga Taravari

Do të përçahet apo do të mbijetojë!? Dita e shtunë pritet të qartësojë fatin e Aleancës për
Shqiptarët pas përplasjeve brenda partiake rreth qëndrimeve për koalicionime
parazgjedhore. Kreu i Kuvendit Qendror Ziadin Sela, tha që Kuvendi do të mblidhet ditën
e shtunë për të diskutuar përgjegjësinë e kryetarit të partisë Arben Taravari. Sela thotë se
ASH-së nuk i duhet kryetar i rrjeteve sociale dhe se çfarëdo oferte që ka, duhet ta
përcjellë deri te kryesia qendrore dhe e njëjta të vendosë.
“Komunikimi im i fundit me mesazhe ka qenë dje. I kam thënë thirre kryesinë qendrore në mënyrë të marrim vendim që të shkojmë në Kuvend qendror pas një jave. Më është përgjigjur dhe më tha që po do e thërras këto ditë. Dhe me pabesinë më të madhe, siç dinë ai vet, fatkeqësisht, dhe për zhgënjimin më të madh timin, ai na u paraqit me status në FB.Kryetar rrjetesh sociale nuk i duhen ASH-së. Të shtunën do të thirret dhe do të informohen anëtarët e kuvendit qendror dhe pikë e rendit të ditës do të jetë përgjegjësi për kryetarin e partisë”, tha Ziadin Sela – Kryetar Kuvendi në ASH.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Sela tha që përgjegjësia nënkupton edhe
shkarkim të kryetarit të partisë. Bashkë me Taravarin, përgjegjësi mund të kërkohet edhe
nga dy ministrat nga radhët e ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, për të cilët Sela tha
se kanë ardhur nga jashtë me qëllime të huaja. Thotë që nuk do të lejojë të realizohen
planet e Mickoskit për përçarje të partisë.Nga ana tjetër kreu i partisë Arben Taravari,
thotë se ka siguruar 80 vota nga gjithsej 133 kuvendarë të partisë. Taravari është i bindur
se shumica e kuvendit është për siç e quan ai, ndryshimin e sigurtë. Bën thirrje për maturi
dhe urtësi, me qëllim që BDI përfundimisht të dërgohet në opozitë. Në një status tjetër në
profilin e tij, thotë se ndryshimi i madh ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën
tuaj.
“Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse, jam i lumtur t’ju them se
ndryshimi i madh ka fillaur dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën tuaj. Pas kumtimit
të qëndrimit të djeshëm të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, për 24 orë janë
mbledhur 80 nënshkrime të kuvendarëve në mënyrë vullnetare nga gjithsej 133 sa
numëron Kuvendi. Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po vijon”, theksoi Arben
Taravari – Kryetar i ASH-së.
Për Selën kjo paraqet propagandë në rrjetet sociale dhe për ato nënshkrime thotë se janë
falco. Taravari ka njoftuar se ka siguruar mbështetjen edhe nga 19 anëtarët e Akademisë
së partisë, e ku figuron edhe deputeti Halil Snopçe. Vendimit të Taravarit iu gëzuan dhe e
mbështetën të gjitha partitë opozitare, duke paralajmëruar se të gjithë së bashku do të
sjellin ndryshimin e shumëpritur të shqiptarëve.TV KOHA

Të fundit