Të tjera lajme

(VIDEO) Plumb në pragun e shtëpisë së Taravarit, Lloga fton për qetësi

Zhvillimet e fundit në Aleancën për Shqiptarët po marrin kahje dhe përmasa shqetësuese. Mëngjesin e sotëm është gjetur një plumb para dyrjes së shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Rasti është denoncuar në polici rreth orës 9 e 34 minuta. Nga policia kanë dhënë disa detaje lidhur me këtë incident.“Në ora 09:34, personi me iniciale J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB- Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Një ekip nga SPB Tetovë – i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer hetimin në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftuan nga policia.Në ndërkohë, mbrëmë është përfolur se ka patur të shtëna afër shtëpisë së Taravarit, por këta lajme janë mohuar kategorisht nga njerëz të afërm të tij. Ndërkaq, sot me qëndrim ka dalur edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Krenar Lloga.“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, duam t’ju bëjmë me dije dhe t’ju sigurojmë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. Sot mund të kemi keqkuptime e mosmarrëveshje, por nuk duhet aspak që ta largojmë njëri-tjetrin nga shtëpia jonë e përbashkët. Derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bëjmë thirrje për maturi e qetësi. Ne kemi kaluar së bashku shumë situata: si gëzime, ashtu edhe hidhërime. Andaj, apelojmë që edhe nëse ndahen rrugët tona, këtë ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë. Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë”, shkruan Lloga.Qëndrimi i Taravarit që të ti bashkohet opozitës shqiptare nuk u prit aspak mirë edhe nga bashkpartiakët. Situata e acaruar në Aleancën për Shqiptarët, eskaloi me një incident në një restoran në Tetovë, kur është sulmuar drejtori i Agjencionit për Menaxhim me pronën e konfiskuar Driton Nebiu. Pas denoncimit të rastit në polici, ai foli edhe për mediat,TV KOHA

Të fundit